KQZ-ja publikoi raportet e audituara vjetore financiare të partive politike (2021) dhe raportet e audituara të deklarimit financiar të subjekteve politike të fushatës së zgjedhjeve paralamentare dhe lokale (2021)

13/11/2023

Prishtinë, 13 nëntor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në ueb faqe raportet e audituara financiare pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

 

 

Po ashtu, në proces të auditimit janë edhe raportet vjetore financiare të vitit 2022, të cilat u takojnë partive politike. Pasi të përmbyllet procesi i auditimit dhe procedurat tjera, këto raporte do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së.

Duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që deri më 1 mars të çdo viti të dorëzojnë raportet vjetore financiare, ndërsa pas çdo palë zgjedhjeje subjektet politike garuese duhet të dorëzojnë raportin financiar të fushatës më së largu deri 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Me qëllim të rritjes së transparencës, prej disa vitesh KQZ ka pubikuar raportet vjetore financiare dhe raportet e fushatave zgjedhore edhe kur ato nuk kanë qenë të audituara, duke sqaruar se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësimë gjatë procesit të auditimit.