Njoftim lidhur me akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut

16/11/2020

Prishtinë, 16 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

 

  • Afati për aplikim për akreditim të mediave dhe vëzhguesve ndërkombëtar është deri më: 23 nëntor 2020. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://localhost/kqz/sherbime-per-ojq-dhe-medie/. (Deri më 23 nëntor duhet të bëhet konfirmimi i vëzhguesve të akredituar më herët, në muajin mars, si dhe mund të bëhen plotësime).

 

Vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Aplikimet mund të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë orarit të punës 08:00 – 18:00. Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: 003833820081010 & 0038338211995.  

 Vërejtje: Aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës.