Kryetarja Daka priti në takim Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova
Prishtinë, 31 gusht – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.
Në këtë takim, kryetarja Daka informoi zonjën Apostolova lidhur me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, ambasadorja Apostolova shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe bëri të ditur se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, znj. Mogherini e ka marrë kërkesën e
Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi për dërgimin e misionit të veçantë për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, e cila kërkesë është duke u trajtuar me seriozitet të lartë.
Duke folur në emër të KQZ-së, Daka u shpreh se vëzhguesit e zgjedhjeve janë të mirëseardhur në Kosovë, pasi i ndikojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe shtoi se KQZ-ja është munduar që me seriozitet të trajtojë rekomandimet e vëzhguesve të proceseve të kaluara zgjedhore.
[foogallery id=”12170″]