Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim lidhur me ecurinë e procesit të numërimit të votave në 19 Qendrat Komunale të Numërimit

Prishtinë, 12 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve dhe verifikimi i votave të subjekteve politike në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh, i cili kishte filluar një ditë më herët. Në konferencë për media nga Qendra [...]

KQZ: Nuk është cenuar integriteti i votës, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta

Prishtinë, 12 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët [...]

Njoftim lidhur me verifikimin e votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

Prishtinë, 11 shkurt 2025 – Pas mbajtjes së procesit të votimit më 9 shkurt dhe pas pranimit të materieleve zgjedhore nga të gjitha qendrat e votimit, në Qendrat Komuale të Numërimit (QKN) filloi procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Ky proces, fillimisht filloi në [...]

Njoftim nga KQZ lidhur me mosprocedimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga 100% e vendvotimeve

Prishtinë, 11 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron arsyen e mospublikimit të rezultateve preliminare të subjekteve politike nga të gjitha vendvotimet në të cilat u mbajtë procesi i votimit më 9 shkurt 2025. KQZ sqaron se deri më tani nuk janë pubikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% [...]

Njoftim nga KQZ lidhur me numërimin e votave të kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

Prishtinë, 10 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së martë, më 11 shkurt 2025, në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, KQZ sqaron se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së [...]

Njoftim nga KQZ lidhur me publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike

Prishtinë, 10 shkurt 2025 – Pas problemeve të paraqitura mbrëmjen e së dieles, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi të hënën paradite se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problem për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt 2025. Njoftimi i plotë: Ju njoftojmë se në [...]

Konferenca e pestë – KQZ: Nuk po arrijmë t’i transmetojmë rezultatet preliminare përmes platformës elektronike

Prishtinë, 9 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e pestë në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Në këtë konferencë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi lidhur me pengesat për të publikuar rezultateve preliminare për subjeket politike pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime. “Ju njoftojmë se pas shumë [...]

Konferenca e katërt – KQZ: Mbyllen vendvotimet në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 9 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e katër në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se procesi i votimit në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është përmbyllur në kohë dhe sipas parashikimeve të Ligjit për Zgjedhjet e [...]

Konferenca e tretë – KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 28.32% e votuesve

Prishtinë, 9 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se procesi zgjedhor në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar pa probleme që do ta cenonin mbarëvajtjen e përgjithshme të [...]

Konferenca e dytë – KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.58% e votuesve

Prishtinë, 9 shkurt 2025– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Në këtë konferencë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Më [...]

Go to Top