Zyrtarët e KQZ-së marrin pjesë në takimin e Rrjetit Zgjedhor të Reziliencës Kibernetike dhe Informacionit (CIREN)
Pragë, 5 dhe 6 dhjetor 2024 – Shkëmbimi i përvojave, të mësuarit e praktikave të mira zgjedhore, qasjet e reja për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë kibernetike dhe dezinforimimit ishin temat kryesore të takimit të Rrjetit Zgjedhor të Reziliencës Kibernetike dhe Informacionit (CIREN).
Kjo ngjarje e organizuar nga Zyra Regjionale për Europë e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) bëri bashkë drejtues, personel të teknologjisë informative dhe sigurisë kibernetike të Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, ekspertë të IFES-it dhe nga industria e teknologjisë, si Google, Microsft, Amazon dhe të tjerë.
Të pranishmit prezantuan praktikat më të mira nga proceset zgjedhore dhe theksuan nevojën për përgjigje proaktive ndaj sfidave të sigurisë kibernetike dhe rëndësinë e integritetit të informacionit në ruajtjen e besimit në zgjedhje.
Në këtë ngjarje, morën pjesë edhe zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Visar Kastrati, UD i Udhëheqësit të Divizionit të Teknologjisë Informative Zgjedhore, Visar Kastrati dhe Premtim Rrustemi, Administrator për Bazën e të Dhënave dhe Aplikacioneve Zgjedhore, të cilët prezantuan përvojat gjatë angazhimit të tyre në organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.