Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025

19/08/2024

Prishtinë, 16 gusht 2024 Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani nxori dekretin për caktimin dhe shpalljen e zgjedheve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas dekretit të Presidentes, zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këtë Dekret, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë Dekret dhe legjilasionin në fuqi.