Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese (29 gusht – 28 dhjetor 2024)

06/11/2024

Prishtinë, 6 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 28 dhjetor 2024, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lista Preliminare e Votuesve është publikuar në platformën elektronike të vendosur në ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org ose në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org

Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë 0800 55 555.

Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese (29 gusht – 28 dhjetor 2024)

06/11/2024

Priština, 6. novembar 2024. – Centralna izborna komisija saopštava da se nastavlja rok za osporavanje netačnosti u Preliminarnom biračkom spisku za izbore za Skupštinu Kosova, koji će se održati 09. februara 2025. godine.

Tokom ovog perioda, koji se završava 28. decembra 2024. godine, svako lice sa pravom glasa koje se ne nalazi na biračkom spisku, greškom je raspoređeno u drugi birački centar ili ima druge netačne podatke, može tražiti od CIK-a da ga pregleda kroz elektronskom sistemu ili javljanjem u Opštinskoj izbornoj komisiji u dotičnoj opštini.

Takođe, tokom ovog perioda, birač može da ospori netačnost Preliminarnog biračkog spiska za bilo koje ime birača za koje tvrdi da ne treba da se nalazi na ovom spisku, uključujući i slučajeve kada se ime preminulog lica nalazi na ovoj listi. U ovom slučaju, žalba se mora podneti Izbornom panelu za žalbe i predstavke.

Preliminarni birački spisak se objavljuje na elektronskoj platformi koja se nalazi na veb stranici CIK-a: www.kqz-ks.org ili na direktnom linku http://qv.kqz-ks.org

Da bi se osporile netačnosti u Preliminarnom biračkom spisku, birač mora biti identifikovan jednim od tri dokumenta: važeća lična karta; važeći pasoš; važeća vozačka dozvola.

Za dodatne informacije građani se mogu  obratiti na besplatnu liniju za pomoć 0800 55 555.

Go to Top