Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

05/12/2024

Prishtinë, 5 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

 

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

  1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
  2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;
  3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.

Informacionet më të detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Votimi jashtë Kosovës, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

05/12/2024

Priština, 5. decembar 2024. – Centralna izborna komisija saopštava da se nastavlja period prijave za registraciju birača van Kosova za glasanje na izborima za Skupštinu Kosova, koji su počeli 29. avgusta i završavaju se 26. decembra 2024. godine.

Tokom ovog perioda, svi državljani Kosova koji žive u inostranstvu mogu da podnesu zahtev da se registruju kao birači van Kosova. Svoju prijavu mogu podneti putem elektronske platforme http://diaspora.kqz-ks.org ili putem pošte u poštansko sanduče CIK-a.

Takođe, tokom ovog perioda, prilikom registracije, birači se mogu pojedinačno opredeliti za način glasanja:

  1. Da glasaju fizički u jednoj od diplomatskih misija Republike Kosovo;
  2. slanjem glasačkog listića putem pošte u poštansko sanduče CIK-a na Kosovu;
  3. slanjem glasačkog listića putem pošte u jedan od poštanskih sandučića otvorenih od strane CIK-a van Kosova.

U slučaju popunjavanja maksimalnog broja birača u diplomatskom predstavništvu, po principu roka za prijavu, podnosilac će se uputiti da se prijavi za druge načine glasanja  putem pošte.

Detaljnije informacije su objavljene na veb stranici CIK-a: Usluge CIK-a > Usluge za birače > Glasanje van Kosova ili na direktnom linku: https://kqz-ks.org/sr/usluige-za-birace/glasanje-putem-poste/

Centralna izborna komisija podstiče sve državljane Kosova koji žive u inostranstvu da ostvare svoje ustavno pravo da učestvuju u izbornom procesu u Republici Kosovo, prvo tako što će se registrovati kao birači van Kosova, a kasnije i glasanjem.

Go to Top