Valdete Daka emërohet Kryetare e KQZ-së në mandatin e dytë
Prishtinë, 27 prill 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar Kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.
Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në mbështetje të nenit 84 (pika 26) dhe nenit 139 (paragrafi 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 61 (paragrafët 1 dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), si dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.
Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thuhet në fund të këtij njoftimi.
[foogallery id=”7825″]