Tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025
Prishtinë, 6 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e 28 subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Në fllim, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi i paraprinë disa aktiviteteve të tjera zgjedhore, siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve.
“Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.
Në emër të KQZ-së, Radoniqi u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatët për deputetë që t’i përmbahen Ligjeve, Rregullave Zgjedhore dhe në këtë mënyrë t’i kontribuojnë zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Gjithashtu, tërheqja e shortit u bë në kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike të certifikuara dhe në një proces transparent.
Për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jetë si në tabelën vijuese:
Numri |
Emri i Subjektit Politik |
111 | INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – IRDK |
112 | SRPSKA LISTA |
113 | Jedinstvena Goranska Partija |
114 | PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS |
115 | PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE-PLE |
116 | SRPSKA DEMOKRATIJA |
117 | Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar |
118 | Lëvizja VETËVENDOSJE! |
119 | NOVA DEMOKRATSKA STRANKA |
120 | Partija kosovskih Srba |
121 | Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka) |
122 | Kosova Adalet Türk Partisi |
123 | PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM |
124 | LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK |
125 | PDAK-LPB |
126 | GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA |
127 | SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU |
128 | FATMIR BYTYQI |
129 | Koalicioni për Familje |
130 | Yenilikçi Türk Hareket Partisi |
131 | PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK |
132 | Za Slobodu Pravdu i Opstanak |
133 | Srpski narodni pokret |
134 | KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ |
135 | Koalicija Vakat |
136 | Opre Roma Kosova |
137 | AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30 |
138 | FJALA |