Sot është dita e zgjedhjeve, votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Sot është dita e zgjedhjeve, votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 09 shkurt 2024 – Sot në të gjitha komunat mbahen Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është: 1,970,944 votues, të cilët janë të shpërndarë në 903 qendra votimi me gjithsej 2,533 vendvotime.
Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime.
Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 28, prej të cilave 20 janë parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i kandidatëve për deputetë, të certifikuar nga KQZ dhe që u takojnë këtyre subjekteve politike është 1,279 kandidatë.
Në vazhdim gjeni numrin e votuesve dhe Qendrave të Votimit për secilën komunë:
