Rikujtim – Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

09/03/2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur aplikimet për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen këtë të diele.

–          Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve është deri më 10 mars 2020. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://localhost/kqz/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/

–          Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave është deri më 12 mars. Të gjitha informationet për aplikim i gjeni këtu: https://localhost/kqz/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Deri më tani, për këtë proces zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 610 vëzhgues.

Aplikimet mund të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë orarit të punës 08:00 – 18:00. Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: 0038338211995

Vërejtje: Aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës.