Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

30/08/2024

Prishtinë, 30 gusht 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë 0800 55 555.

Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

30/08/2024

Priština, 30. avgust 2024. – Centralna izborna komisija saopštava da je počeo rok za promenu Biračkog centra u okviru opštine i rok za osporavanje netačnosti u biračkom spisku, za izbore za Skupštinu Kosova, koji će se održati 9. februara 2024. godine.

Tokom perioda od 120 dana (29. avgust – 26. decembar 2024. godine) za promenu Biračkog centra u okviru opštine, građani sa pravom glasa mogu da saznaju svoj birački centar i da ga, ako žele, promene, tako što će ga izabrati što bliže nihovog mesta prebivališta.

Podnošenje zahteva za promenu Biračkog centra u okviru opštine može se izvršiti putem platforme koja se nalazi na veb stranici CIK-a ëëë.kqz-ks.org ili na direktnom linku qv.kqz-ks.org i zatim zahtev će biti razmotren od strane usluge CIK-a za birače.

Promena biračkog centra moguća je i podnošenjem zahteva Opštinskoj izbornoj komisiji, u dotičnoj opštini.

Za više informacija građani mogu kontaktirati ovu besplatnu liniju za pomoć 0800 55 555.

Go to Top