Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

29/08/2024

Prishtinë, 29 gusht 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2024.

Gjatë kësaj periudhe 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org ose pwrmes postws nw kutinw postare tw KQZ-sw.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

  1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
  2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;
  3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.

Informacionet më të detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Votimi jashtë Kosovës, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Lista e përfaqësive diplomatike të cilat do të shërbejnë si Qendra Votimi më 8 shkurt 2025 dhe në të cilat do të mund të votojnë shtetasit që arrijnë të regjistrohen suksesshëm për votimin në përfaqësi diplomatike është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Njoftime > Lajme, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/lista-e-qendrave-te-votimit-per-cdo-perfaqesi-diplomatike-dhe-numri-maksimal-i-votuesve-ne-secilen-prej-tyre

KQZ, në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor, do të publikojë adresat e kutive postare të hapura jashtë Kosovës përmes dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

29/08/2024

Priština, 29. avgust 2024. – Centralna izborna komisija vas obaveštava da je počeo period za prijavu za registraciju birača van Kosova za glasanje na izborima za Skupštinu Kosova, koji će se održati 09. februara 2025. godine.

Tokom ovog perioda od 120 dana (29. avgust – 26. decembar 2024.), svi državljani Kosova koji žive u inostranstvu mogu da podnesu zahtev da se registruju kao birači van Kosova. Svoju prijavu mogu podneti preko elektronske platforme diaspora.kqz-ks.org ili putem pošte u poštansko sanduče CIK-a.

Takođe, tokom ovog perioda, prilikom registracije, birači se mogu pojedinačno odrediti za način glasanja:

  1. Da glasaju fizički u jednoj od diplomatskih predstavništva Republike Kosovo;
  2. slanjem glasačkog listića putem pošte u poštansko sanduče CIK-a na Kosovu;
  3. slanjem glasačkog listića putem pošte u jedan od poštanskih sandučića otvorenih od strane CIK-a van Kosova.

U slučaju popunjavanja maksimalnog broja birača u diplomatskom predstavništvu, po principu roka za prijavu, podnosilac će se uputiti da se za druge načine glasanja putem pošte.

Detaljnije informacije su objavljene na veb stranici CIK-a: Usluge CIK-a > Usluge za birače > Glasanje van Kosova ili na direktnom linku: https://kqz-ks.org/sr/usuige-za-birace/glasanje-putem-poste/

Lista diplomatskih predstavništava koja će 8. februara 2025. godine služiti kao birački centri i u kojima će građani koji se uspešno registruju za glasanje u diplomatskim predstavništvima moći da glasaju objavljena je na veb stranici CIK-a: Saopštenja > Vesti, ili u direktnom linku: https://kqz-ks.org/sr/lista-e-qendrave-te-votimit-per-cdo-perfaqesi-diplomatike-dhe-numri-maksimal-i-votuesve-ne-secilen-prej-tyre/

CIK će, u narednoj fazi izbornog procesa, objaviti adrese poštanskih sandučića otvorenih van Kosova preko i uz pomoć diplomatskih predstavništava.

Centralna izborna komisija podstiče sve građane Kosova koji žive u inostranstvu da ostvare svoje ustavno pravo da učestvuju u izbornom procesu u Republici Kosovo, tako što će se prvo registrovati kao birači van Kosova, a zatim i glasanjem.

Go to Top