Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës, vazhdon numërimi i vendvotimeve nga votimi me kusht

06/03/2025

Prishtinë, 04 mars 2025, 16:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës, i cili kishte filluar më 28 shkurt.

Deri të martën, më 4 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 187 kutitë e votimit në të cilat ishin të ndara fletëvotimet nga komuna të ndryshme të cilat i takojnë votuesit e regjistruar për votim nga jashtë vendit.

Ky proces i numërimit është zhvilluar në transparencë të plotë dhe në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët janë publikuar platformën https://rezultatet2025.net

Aktualisht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave nga votimit me kusht i zhvilluar në 56 vendvotime të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Në tabelën e mëposhtme është pasqyruar kutitë e votimit të numëruara: