Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta
06/03/2025

Prishtinë, 05 mars 2025, 21:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Zyrtarisht procesi i numërimit përfundoi më 5 mars 2025, në orën 21:00.
Në një konferencë për media nga QNR, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njoftoi se sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
“Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00”, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve dhe krijimin e formularëve digjital.
Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe mediave.
Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët janë publikuar platformën https://rezultatet2025.net
Në tabelën e mëposhtme është pasqyruar të dhënat nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta:
