Përfundon afati, vetëm një koalicion i deklaruar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2021
30/06/2021
Prishtinë, 30 qershor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 30 qershor, në orën 16:00, është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve zgjedhore dhe për deklarim të mospjesëmarrjes në Zgjedhjet Lokale 2021.
Gjatë afatit për deklarim të koalicioneve zgjedhore (16 – 30 qershor) është dorëzuar vetëm një deklaratë për koalicion zgjedhor, Koalicija VAKAT, e nënshkruar mes dy partive politike: Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan.
Ndërsa, gjatë afatit për deklarim të mospjesëmarrjes në zgjedhje (16 – 30 qershor) nuk është dorëzuar asnjë njoftim për mospjesëmarrje në zgjedhje.