Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit
02/12/2022
Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.
Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit, si në vijim:
SUBJEKTET POLITIKE | ZVEÇAN | LEPOSAVIQ |
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS | 16 kandidatë | 4 kandidatë |
LËVIZJA VETËVENDOSJE | 10 kandidatë | 2 kandidatë |
PARTIJA KOSOVSKIH SRBA | / | 20 kandidatë |
Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022.