Orari i konferencave të KQZ-së për Ditën e Zgjedhjeve

13/11/2021

 

Prishtinë, 13 nëntor 2021 – Me qëllim të informimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës për ecurinë e procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave.

Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve. Ndërkaq, për kohën e konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.