Numërohen 143 nga 187 kuti votimi me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës
03/03/2025

Prishtinë, 03 mars 2025, 16:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës, i cili ka filluar të premtën.
Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve të komunave të ndryshme.
Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën https://rezultatet2025.net
Të gjithë shtetasit e Kosovës që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga 23 kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.
Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet progresi i numërimit:
