Njoftimi i pestë, 01:00 – KQZ: Përfundon votimi në të gjitha përfaqësitë diplomatike, pjesëmarrja 75.54%

Prishtinë, 09 shkurt 2025 – 01:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi njoftimin e fundit për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Në këtë njoftim u bë e ditur se në orën 01:00 të datës 9 shkurt 2025, sipas kohës lokale në vendin tonë, ka përfunduar votimi edhe në 4 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në ShBA dhe Kanada dhe njëkohësisht është përmbyllur.
Disa orë më herët, në orën 19:00 dhe 20:00, sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka përfunduar në 26 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 17 shtete tjera.
Sipas të dhënave preliminare, nga 20 mijë e 324 votues që ishin të regjistruar paraprakisht për të votuar në këto përfaqësi, në këtë proces zgjedhor kanë votuar 75.54% apo 15,352 votues.
Përfaqësitë diplomatike në të cilat u organizua procesi i votimit më 8 shkurt 2025 janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); ShBA (Ëashington – ambasadë; Neë York – konsullatë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).