Njoftim për partitë politike: 31 janari 2024 afati i fundit për dorëzimin e përditësimeve vjetore
Prishtinë, 9 janar 2024 – Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (Zyra) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i njofton të gjitha partitë politike të regjistruara, se dërgimi i të dhënave të ndryshuara vjetore përfundon me datën 31 janar 2024, në orën 16:00.
Partitë politike të regjistruara, obligohen që deri me datën 31 janar 2024, në orën 16:00, ta dërgojnë në Zyrë, formularin e azhurnimit vjetor, që përmban të dhëna që duhet të plotësohen, si në vijim:
- Shënimet e përgjithshme për partinë politike;
- Shënimet për organin më të lartë ekzekutiv të partisë politike;
- Zyrat e partisë politike;
- Përfaqësuesit e degëve.
Çdo parti politike, që dorëzon formularin e azhurnimit vjetor pas datës 31 janar 2024, do t’i shqiptohet gjoba, siç përcaktohet në nenin 14 të Rregullores Nr. 01/2023 për regjistrimi dhe funksionimin e partive politike.
Të gjitha detajet si dhe formulari i azhurnimit vjetor, mund të shkarkohet në vegzën në vijim: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/obligimet-e-partive-politike/