Njoftim për numërimin e votave të kanddiatëve për deputetë: Numërohen 876 vendvotime nga 2,533
15/02/2025

Prishtinë, 15 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.
