Njoftim për numërimin e votave të kanddiatëve për deputetë: Numërohen 1,611 vendvotime nga 2,533

Prishtinë, 16 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.
Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave:
