Njoftim për media

12/01/2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim u. d. së Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe u.d Kryeshefit të Agejnvionit të Ushqimit dhe Veterines, Naser Krasniqi.  

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitijeve për organizimin e zgjedhjeve të prakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka çmoi lartë angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të ligjit.

Në anën tjetër, u. d. së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se Policia e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të realizimit me sukses të detyrave për procesin zgjedhor.

Gjithashtu, z. Mehmeti dhe z Krasniqi shtruan edhe çështjen e respektimit të masave anti-covid gjatë fushatës zgjedhore. Në lidhje me këtë çështje, subjektet politike u apeluan nga autoritetet ligjzbatuese që të respektojnë masat anti-covid në mënyrë që të kujdesen për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Kosovës dhe Inspektoriati (AUV) do të vazhdojnë të zbatojnë ligjin anti-covid, pa asnjë dallim.   

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e përgatitjes së planit operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.