Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga takimi me Shoqatën e të Verbëve të Kosovës

04/11/2024

Prishtinë, 4 nëntor 2024 – Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me zhvillimin e takimeve të ndryshme, përmes së cilave synohet që të sigurohet proces zgjedhor i barabartë dhe gjithpërfshirës.

Gjatë ditës së hënë, zyrtarë të KQZ-së u takuan me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, me të cilin diskutuan për qasjen e votuesve të verbër në Qendrat e Votimit dhe për  krijimin e materialeve informuese për personat e verbër dhe me të pamur të dobësuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson votimin të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që janë të verbër dhe me të pamur të dobësuar. Votimi në mënyrë të pavarur dhe duke ruajtur fshehtësinë e votës edhe për këtë kategori, mundësohet përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.

Modeli në shkrimin e Brailit, të cilët shtypen në mënyrë të tillë që fletëvotimi të vendoset në të, do të dërgohen në çdo Qendër Votimi në ditën e zgjedhjeve për të mundësuar votimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nga viti 2009 u mundëson të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga kjo kategori votim të pavarur dhe të fshehtë dhe është shprehje e përkushtimit të institucionit tonë që të gjithë qytetarëve t’u ofrojë shërbime sipas nevojave të tyre.

Njoftim nga takimi me Shoqatën e të Verbëve të Kosovës

04/11/2024

Priština, 4. novembar 2024. – U okviru priprema za organizaciju izbora za Skupštinu Kosova, Centralna izborna komisija nastavlja sa održavanjem različitih sastanaka, kroz koje želi da obezbedi ravnopravan i inkluzivan izborni proces.

Službenici CIK-a su se u ponedeljak sastali sa predsednikom Udruženja slepih Kosova, Dautom Tišukijem, sa kojim su razgovarali o pristupu slepih birača biračkim centrima i kreiranju informativnog materijala za slepe i slabovide osobe.

Centralna izborna komisija dozvoljava glasanje svim građanima sa pravom glasa koji su slepi i slabovidi. Nezavisno glasanje i očuvanje tajnosti glasanja i za ovu kategoriju omogućeno je putem šablona na Brajevom pismu.

Model Brajevog pisma, koji je štampan tako da se na njega može staviti glasački listić, biće poslat svakom Biračkom centru na dan izbora radi omogućavanja glasanja.

Centralna izborna komisija je od 2009. godine omogućila svim građanima sa pravom glasa iz ove kategorije da samostalno i tajno glasaju i to je izraz opredeljenja naše institucije da svim građanima pruži usluge prema njihovim potrebama.

Go to Top