Njoftim nga mbledhja e KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në fillim të mbledhjes, kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi tregoi lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor. Ai tha se përgatitjet po vijojnë sipas planifikimeve, ndërsa bëri të ditur se lidhur me procesin e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, deri të hënën paradite janë pranuar 15 mijë e 200 aplikime.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e 21 subjekteve politike me gjithsejt 685 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor 2019. Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj tha se pas shqyrtimit të aplikimeve kjo Zyrë ka arritur të verifikojë dokumentacionin lidhur me këto subjekte politike.
Nr. | KOALICONET | Emri i Subjektit politik dhe akronimi | Numri i Kandidatëve |
1 | Koalicioni NISMA-AKR-PD | NISMA SOCIALDEMOKRATE – ALEANCA KOSOVA E RE – PARTIA E DREJTËSISË | 110 |
2 | Koalicioni SLOBODA | SLOBODA | 8 |
Nr. | AKRONIMI | Emri i Partisë politike | Numri i Kandidatëve |
1 | LËVIZJA VETËVENDOSJE! | 110 | |
2 | FJALA | 51 | |
3 | KDTP | KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI | 30 |
4 | PREBK | PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS | 27 |
5 | IRDK | INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS | 24 |
6 | PDAK | PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS | 50 |
7 | SLS | SAMOSTALNA LIBERALNA STRANKA | 13 |
8 | GIG | GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE | 6 |
9 | NDS | NOVA DEMOKRATSKA STRANKA | 59 |
10 | PAI | PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM | 38 |
11 | PLE | PARTIA LIBERALE E EGJIPTIANE | 48 |
12 | PKS | PARTIJA KOSOVSKIH SRBA | 12 |
13 | JGP | JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA | 13 |
14 | PG | POKRET ZA GORA | 6 |
15 | SRPSKA LISTA | 17 | |
16 | SDA | STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE | 9 |
17 | KNRP | KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA | 8 |
18 | PEK | PARTIA EUROATLANTIKE E KOSOVËS | 45 |
Kandidatët e Pavarur | |||
1 | ESMIR KASI | 1 | |
Totali i kandidatëve: | 685 |
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e grupit të parë prej 116 vëzhguesve që do të vëzhgojnë zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët përfaqësojnë Institutin Demokratik të Kosovës.
Gjithashtu u bë e ditur se aplikimi për vëzhgim të procesit zgjedhor për OJQ vendore përfundon më 27 shtator, ndërsa për organizata dhe misione ndërkombëtare përfundon më 1 tetor.
Mediat lokale dhe ndërkombëtare që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet duhet të aplikojnë për t’u akredituar deri më 1 tetor 2019.
Në fund të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e Udhëzimit për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit lidhur me dokumentet për identifikimin e votuesëve në vendvotim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019.
Sipas këtij Udhëzimi, dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e Republikës së Kosovës, siç i parasheh neni 90 i Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.
Gjitashtu, ky Udhëzim është i obligueshëm për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.