Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e 53-të: Vazhdojnë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës

07/10/2024

Prishtinë, 7 tetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 53-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendi ne Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

  • Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 6,069 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 5,571, ndërsa 498 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
  • Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024 janë pranuar 744 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (574 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 170 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 725 kërkesa, ndërsa 19 të tjera janë refuzuar.
  • Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ka filluar programi orientues i trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Deri më tani, seancat e trajnimit janë mbajtur me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga kmunat Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Zvçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në ditët në vazhdim, programet e trajnimit do të mbahen edhe në regjionet tjera, si: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë.

Në vazhdim të mbledhjes, gjithashtu me qëllim të përgatitjes së Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendime për emërimin e dy anëtarëve të KKZ në komunat Obiliq dhe Ranilluk; zëvendësimin e dy anëtarëve të KKZ në komunat Junik dhe Mitrovica e Veriut; revokimin e emërimit të dy anëtarëve të KKZ në komunat Suharekë dhe Kamenicë dhe për përfundimin e mandatit të një anëtari të KKZ në komunën e Obiliqit.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e rekomandimt të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) për ndalimin e transferimit të mjeteve financiare nga Fondi, në vlerën e gjobës së shqiptuar, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Shuma e gjobës do të zbritet nga shuma e planifikuar t’i transferohet subjekteve politike për tremujorin e katërt të vitit 2024. Pas përfundimit të procesit të auditimit të raporteve vjetore financiare për subjektet politike, ZRCKFSP ka gjobitur disa subjekte politike pas gjetjeve të evidentuara gjatë auditimit.

Njoftim nga mbledhja e 53-të: Vazhdojnë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës

07/10/2024

Priština, 7. oktobar 2024. – Centralna izborna komisija održala je 53. sednicu ove godine, kojom je predsedavao predsedavajući CIK-a, Kreshnik Radoniqi.

Na početku sastanka predstavljen je izveštaj o napretku u sprovođenju plana aktivnosti za organizaciju izbora za Skupštinu Kosova, koji će se održati 9. februara 2025. godine.

  • Nastavlja se period prijave za registraciju birača van Kosova, koji je počeo 29. avgusta i završava se 26. decembra 2024. godine. Na osnovu podataka, do 6. oktobra 2024. godine, putem elektronske platforme http://diapsora.kqz-ks.org pristiglo je 6.069 zahteva za registraciju, od kojih je 5.571 odobreno, dok je još 498 odbijeno. U većini odbijenih slučajeva podnosioci zahteva nisu fotografisani dok istovremeno drže identifikacioni dokument u ruci.
  • Takođe, nastavlja se period za promenu Biračkog centra u okviru opštine, koji je počeo 29. avgusta, a završava se 26. decembra 2024. godine. Na osnovu podataka, do 06. oktobra 2024. godine podneta su 744 zahteva za promenu Biračkog centra (574 preko elektronske platforme http://qv.kqz-ks.org i 170 u kancelarijama Opštinskih izbornih komisija) od čega je odobreno 725 zahteva, dok je još 19 odbijeno.
  • U okviru priprema za organizaciju izbora za Skupštinu Kosova, koji će se održati 9. februara 2025. godine, počeo je orijentacoini program obuke za članove opštinskih izbornih komisija. Do sada su održane obuke sa članovima opštinskih izbornih komisija iz opština Južna Mitrovica, Srbica i Vučitrn, Severna Mitrovica, Zvečan, Leposavić i Zubin Potok. U narednim danima, programi obuke će biti održani u drugim regionima, kao što su: Priština, Prizren, Peć, Gnjilane, Uroševac i Đakovica.

U nastavku sastanka, takođe u cilju pripreme izbora za Skupštinu Kosova, CIK je doneo odluke o imenovanju dva člana CIK-a u opštinama Obilić i Ranilug; zamena dva člana OIK-a u opštinama Junik i Severna Mitrovica; opoziv imenovanja dva člana OIK-a u opštinama Suva Reka i Kamenica i prestanak mandata jednog člana OIK-a u opštini Obilić.

CIK je na ovom sastanku doneo odluku da se daju saglasnost na preporuke Kancelarije za registraciju, potvrđivanje i finansijsku kontrolu političkih subjekata (KRPFKPS) o zadržavanju sredstava iz Fonda, u visini izrečene novčane kazne, za političke subjekte zastupljene u Skupštini Kosova. Iznos novčane kazne će biti odbijen od iznosa planiranog za prenos političkim subjektima za četvrti kvartal 2024. godine. Nakon završetka procesa revizije godišnjih finansijskih izveštaja za političke subjekte, KRPFKPS je novčano kaznila nekoliko političkih subjekata nakon nalaza zabeleženih tokom revizije

Go to Top