Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e 43-të e KQZ-së

15/08/2024

Prishtinë, 15 gusht 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 43-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimn dhe deklarimin financiar. Kjo rregullore është pjesë e akteve nënligjore të harmonizuara me Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe përcakton procedurat për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve, rregullat e fushatës së zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve dhe deklarimin financiar për fushatën e zgjedhjeve.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ shqyrtoi edhe raportin përfundimtar “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare 2023”. Me qëllim të zbatimit të detyrimeve ligjore, në pjesën e parë të vitit 2024, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka përzgjedhur Auditorët për auditimin e raporteve financiare vjetore të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës si dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet Komunale në komunat Zveçan dhe Leposaviq, të mbajtura më 23 prill 2024. Të gjitha raportet e audituara, janë publikuar në fillim të muajit korrik në ueb faqen e KQZ-së.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi rishikimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2024

Gjithashtu, në vazhdim të mbledhjes KQZ shqyrtoi dhe miratoi video dhe radio spotet për fushatën informuese për votuesit jashtë Kosovës, të cilat tregojnë në mënyrë të detajuar për periudhën e aplikimit dhe të votimit.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, KQZ shqyrtoi edhe disa çështje që kanë të bëjnë me personelin në KQZ, ku përfshihet zbatimi i planit të rekrutimit për vitin 2024 dhe aporvimi i listës së kandidatëve potencial për anëtar të komisionit të pranimit për pozitën Drejtor i Sekretariatit të KQZ-së.

Njoftim nga mbledhja e 43-të e KQZ-së

15/08/2024

Priština, 15. avgust 2024. – Centralna izborna komisija održala je 43. sastanak ove godine kojim je predsedavao predsedavajući CIK-a, Kreshnik Radoniqi.

Na ovom sastanku CIK je doneo odluku o usvajanju Izbornog pravilnika br. 07/2024 za izbornu kampanju, praćenje i finansijsko izveštavanje. Ovaj proavilnik je deo podzakonskih akata usaglašenih sa Zakonom br. 08/L-228 za Opšte izbore usvojen 2023. godine od strane Skupštine Republike Kosovo i definiše procedure za ograničavanje troškova izborne kampanje, pravila izborne kampanje, praćenje izborne kampanje i finansijsko izveštavanje za izbornu kampanju.

U nastavku sastanka, CIK je razmotrio završni izveštaj „Revizija godišnjih finansijskih izveštaja političkih subjekata – Finansijski izveštaji 2023“. U cilju sprovođenja zakonskih obaveza, u prvom delu 2024. godine, Kancelarija za registraciju, potvrđivanje i finansijsku kontrolu političkih subjekata je odabrala revizore za reviziju godišnjih finansijskih izveštaja političkih partija registrovanih u Republici Kosovo, kao i finansijskih izveštaja izborne kampanje, za vanredne izbore za gradonačelnike u opštinama Leposavić, Zubin Potok, Zvečan i Severna Mitrovica i prevremene izbore za skupštine opština u opštinama Zvečan i Leposavić, održane 23. aprila 2024. godine. Revidirani izveštaji, objavljeni su početkom jula na veb stranici CIK-a.

U narednoj tački dnevnog reda CIK je dao saglasnost na reviziju plana rada CIK-a za 2024. godinu.

Takođe, tokom sastanka, CIK je pregledao i odobrio video i radio spotove za kampanju informisanja za birače van Kosova, koji detaljno prikazuju period za prijavu i glasanje.

U drugom delu sastanka CIK je razmatrao i neka pitanja u vezi sa kadrovima u CIK-u, što uključuje sprovođenje plana zapošljavanja za 2024. godinu i usvajanje liste potencijalnih kandidata za člana komisije za prijem za poziciju direktora Sekretarijata CIK-a.

Go to Top