Njoftim nga mbledhja e 35-të KQZ-së
Prishtinë, 27 dhjetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen 35-të dhe të fundit për këtë vit, nën drejtimin e kryesuesit, Kreshnik Radoniqi.
- Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi ndaras rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP) për pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim (LpB) ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Partia Socialdemokrate ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partivë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.
- Në pikën tjetër të rendit të ditës, pas rekomandimit nga ZRCKFPP, KQZ mori vendim për shlyerjen e borxheve të partive dhe subjekteve politike për periudhën 2014 – 2020 nga regjistri i llogarive të arkëtueshme.
Gjatë kësaj periudhe, për vonesat në mospërmbushjen e obligimeve ligjore nga partitë politike të regjistruara ose nga subjektet politike të certifikikuara për pjesëmarrje në ndonjë proces zgjedhor, KQZ kishte shqiptuar 32 gjoba, 6 prej të cilave për subjekte politike të certifikuara dhe 18 të tjera për parti politike që në kohën e shqiptimit të gjobës kanë qenë të regjistruara, ndërkohë që tani nuk janë, sipas listës në vijim:
Viti | Subjekti Politik | Shuma e gjobës |
Nr. i vendimit të |
2014 | Crnogorska Liberalna Stranka | 1,002.40 | 349-2014 |
Inicijativa za Bolji Život | 1,008.10 | 536-2014 | |
Zajedno za Lipljan | 1,008.10 | 538-2014 | |
Hysni Rexhepi | 1,008.10 | 532-2014 | |
Demokratska Inicijativa | 1,007.80 | 535-2014 | |
Total: | 5 subjekte politike | 5,034.50 | |
2015 | Demokracia Sociale e Kosovës | 1,000.00 € | 359-2015 |
Partia e Pensionisteve të Kosovës | 1,000.00 € | 362-2015 | |
Lëvizja Islame Bashkohu | 1,000.00 € | 360-2015 | |
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare | 1,000.00 € | 367-2015 | |
Narodna Crnogorska Partija Kosova | 1,000.00 € | 361-2015 | |
Samostalna Demokratska Stranka | 1,000.00 € | 363-2015 | |
Socijaldemokratija | 1,000.00 € | 357-2015 | |
Srpska Narodna Stranka | 1,000.00 € | 368-2015 | |
Srpska Narodna Partija Kosova | 1,000.00 € | 366-2015 | |
Nova Demokratija | 1,000.00 € | 364-2015 | |
Demokratska Alternativa | 1,000.00 € | 365-2015 | |
Total: | 11 subjekte politike | 11,000.00 € | |
2016 | PARTIA E TË GJELBËRVE TË KOSOVËS | 320.00 € | 160-2016 |
LËVIZJA E RE DEMOKRISTIANE | 320.00 € | 167-2016 | |
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR | 320.00 € | 15-2016 | |
LËVIZJA ISLAME BASHKOHU | 320.00 € | 148-2016 | |
PARTIA LIBERALE E KOSOVËS | 350.00 € | 151-2016 | |
SRPSKA NARODNA PARTIJA KOSOVA | 350.00 € | 221-2016 | |
Totali: | 6 subjekte politike | 1,980.00 € | |
2017 | PGJK-PARTIA E TË GJELBËRVE TË KOSOVËS | 300.00 € | 135-2017 |
PLK-PARTIA LIBERALE E KOSOVËS | 350.00 € | 204-2017 | |
PARTIA NACIONALE DEMOKRATIKE SHQIPTARE | 350.00 € | 206-2017 | |
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR | 350.00 € | 205-2017 | |
Totali: | 4 subjekte politike | 1,350.00 € | |
2018 | CRNOGORSKA LIBERALNA STRANKA | 320.00 € | 350-2018 |
GI NARODNA PRAVDA | 1,001.40 € | 300-2018 | |
Crnogorska Liberalna Stranka– CLS | 1,001.00 € | 346-2018 | |
Totali: | 3 subjekte politike | 2,322.40 € | |
2019 | Crnogorska Liberalna Stranka– CLS | 320.00 € | 468-2019 |
Lëvizja për Drejtësi – LD | 1,000.90 € | 621-2019 | |
Totali: | 2 subjekte politike | 1,320.90 € | |
2020 | Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova-ESDAK | 1,000 € | 505-2020 |
1 subjekt politik | 1,000 € |