Njoftim nga KQZ lidhur me publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike

10/02/2025

Prishtinë, 10 shkurt 2025 – Pas problemeve të paraqitura mbrëmjen e së dieles, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi të hënën paradite se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problem për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt 2025.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.

Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.