Njoftim nga KQZ lidhur me numërimin e votave të kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

Prishtinë, 10 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së martë, më 11 shkurt 2025, në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Gjithashtu, KQZ sqaron se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe kjo do të heq të gjitha dileat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.