Njoftim lidhur me verifikimin e votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

11/02/2025

Prishtinë, 11 shkurt 2025 – Pas mbajtjes së procesit të votimit më 9 shkurt dhe pas pranimit të materieleve zgjedhore nga të gjitha qendrat e votimit, në Qendrat Komuale të Numërimit (QKN) filloi procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Ky proces, fillimisht filloi në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtnë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh, ndërkaq në qendrat e komunave të tjera u planifikua që numërimi të filloi pasi të bëhen përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

Në konferencë për media nga Qendra Komunale e Numërimit për komunën e Prishtinës, “1 Tetori”, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se nga sot po fillohet me procesin e numërimit të votave të kanidatëve për deputetë të cilat janë pjesë nga votimit në vendvotime të rregullta, i zhvilluar më 9 shkurt 2025 në 2,533 sosh në të gjithë Kosovën.

“Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike. Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar nga KQZ qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe sigurisht se kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, tha Elezi.

Ndërkaq, lidhur me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, mediat u njoftuan se numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundojnë numërimet në Qendrat Komunale të Numërimit.