Në QNR përfundon rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, sipas vendimit të PZAP-it

13/03/2025

Prishtinë, 12 mars 2025, 15:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavleshme nga votimi me postë, të cilat gjenden të vendosura në 177 kuti të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve dhe krijimin e formularëve digjital.

Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe mediave.