Në QNR fillon rinumërimi i rreth 300 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale

30/10/2021

 

Prishtinë, 30 tetor 2021 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë Zgjedjeve për Kuvende Komunale që u mbajtën më 17 tetor 2021.

Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendikm për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve. Pra, në disa raste subkjektet politike kanë vota, por jo edhe kandidatët, apo edhe anasjelltas, kur kandidatët kanë vota dhe subjektet politike nuk kanë vota.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të bëhet brenda disa ditësh dhe pas përfundimit të tyre, nëse nuk do të ketë rinumërime të tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.