Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Maturantët e Suharekës mësojnë për procesin zgjedhor si votues të rinj

06/12/2024

Nga data 25 deri më 29 nëntor 2024, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë organizoi dhe zhvilloi tri ligjërata edukative për maturantët e shkollave të mesme të qytetit. Këto ligjërata kishin për qëllim të informonin dhe edukonin të rinjtë mbi rëndësinë e votës, procesin zgjedhor dhe mundësitë që ata kanë për t’u angazhuar aktivisht në politikë dhe shoqëri.

Ligjëratat u mbajtën në tri institucione arsimore të Suharekës: “Jeta e Re”, IAAP “Skënder Luarasi” dhe IAAP “Abdy Ramaj”. Pjesëmarrës në këto aktivitete ishin mbi 100 maturantë, të cilët treguan interes të madh dhe u angazhuan në mënyrë aktive gjatë ligjëratave. Përmbajtja e ligjëratave përfshinte disa aspekte kyçe të procesit zgjedhor, si rëndësia e votës si mjet për të ndikuar në vendimmarrjen politike dhe të ardhmen e vendit, përshkrimi i procesit zgjedhor dhe mënyrave se si mund të angazhohen të rinjtë në politikë dhe në shoqëri. Një pjesë e veçantë e këtyre aktiviteteve ishte simulimi praktik i procesit të votimit, që ndihmoi pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë procedurat dhe përgjegjësitë që përfshijnë zgjedhjet.

Gjithashtu, fokus i rëndësishëm u vu tek përdorimi i teknologjisë dhe mediave sociale për të informuar dhe ndërgjegjësuar votuesit e rinj. Ligjëruesit theksuan se platformat digjitale janë një mjet i rëndësishëm për rininë, që u mundëson atyre të qëndrojnë të informuar dhe të marrin pjesë aktive në zhvillimet demokratike.

Në fund të ligjëratave, maturantët u inkurajuan që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të angazhohen në mënyrë aktive në proceset politike dhe demokratike të vendit. Gjithashtu, u rekomandua që aktivitete të ngjashme të vazhdojnë të organizohen edhe në të ardhmen, me qëllim që të rinjtë të jenë të informuar dhe të përfshirë në jetën qytetare. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan të ndajnë njohuritë e fituara me bashkëmoshatarët dhe komunitetet e tyre, duke ndihmuar në forcimin e kulturës demokratike në vend.

Maturantët e Suharekës mësojnë për procesin zgjedhor si votues të rinj

06/12/2024

Opštinska izborna komisija u Suvoj Reci je od 25. do 29. novembra 2024. godine organizovala i održala tri edukativna predavanja za maturante grada. Ova predavanja su imala za cilj da informišu i edukuju mlade ljude o značaju glasanja, izbornom procesu i mogućnostima koje imaju da se aktivno uključe u politiku i društvo.

Predavanja su održana u tri obrazovne institucije Suve Reke: „Jeta e Re“, IAAP „Skënder Luarasi“ i IAAP „Abdi Ramaj“. Više od 100 maturanata su prisustvovali na ovim aktivnostima, koji su pokazali veliko interesovanje i bili aktivno angažovani tokom predavanja. Sadržaj predavanja obuhvatao je nekoliko ključnih aspekata izbornog procesa, kao što su važnost glasanja kao instrument uticaja na političko odlučivanje i budućnost zemlje, opis izbornog procesa i načina na koji mladi ljudi mogu da se bave politikom i društvom. Poseban deo ovih aktivnosti bila je praktična simulacija procesa glasanja, koja je pomogla učesnicima da bolje razumeju procedure i odgovornosti koje su uključene u izbore.

Takođe, značajan fokus je stavljen na korišćenje tehnologije i društvenih medija za informisanje i podizanje svesti mladih birača. Govornici su istakli da su digitalne platforme važan alat za mlade, koji im omogućava da budu informisani i aktivno učestvuju u demokratskom razvoju.

Na kraju predavanja, maturanti su ohrabreni da ostvare svoje biračko pravo i aktivno se uključe u političke i demokratske procese u zemlji. Takođe, preporučeno je da se slične aktivnosti nastave i ubuduće, kako bi se mladi ljudi informisali i uključili u građanski život. Svi učesnici su pozvani da podele stečeno znanje sa svojim vršnjacima i zajednicama, pomažući jačanju demokratske kulture u zemlji.

Go to Top