Kryetarja e KQZ-së priti në Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog
04/11/2020

Prishtinë, 4 nëntor 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog.
Kryetarja e KQZ-së, Daka i uroi detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë.
Po ashtu, Daka e njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u kryer për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.
Ndërkaq, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.