Kryesuesi Radoniqi diskuton për procesin e votimit me drejtues të institucioneve të ndryshme

20/04/2024

Prishtinë, 19 prill 2024 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e informoi ambasadorin, Hargreaves lidhur me përgatitjet gjatë organizimit të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Gjithashtu, Radoniqi e njoftoi ambasadorin britanik për sfidat me të cilat është ballafaquar KQZ gjatë kësaj periudhe dhe përkushtimin e madh institucional që të gjithë qytetarëve t’iu mundësohet të shprehin vullnetin e tyre edhe përkundër vështirësive të ndryshme që janë paraqitur.