Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin italian, De Rui

02/12/2024

Prishtinë, 2 dhjetor 2024 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Rui.

Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadorin italian për përgatitjet në organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këtë takim, Radoniqi theksoi se në kuadër të përgatitjeve, KQZ është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit dhe subjektet politike.

Nga ana e tij, ambasadori De Rui, vlerësoi lartë angazhimin e KQZ në organizimin e procesit zgjedhor, duke dëshiruar sukses në vazhdim të përgatitjeve.