Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ vazhdon programin e trajnimit për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në regjionin e Gjilanit

10/10/2024

Gjilan, 9/10 tetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me realizimin e programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve të cilët janë emëruar nga KQZ për procesin e Zgjedhjeve për Kuvedin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë ditës së mërkurë, seancat e trajnimit u mbajtën me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti, ndërsa të enjten, me anëtarë të KKZ-ve nga komunat Novobërdë, Kllokot, Ranilluk dhe Partesh.

Programi i trajnimit ka për qëllim informimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre ligjore gjatë ushtrimit të mandatit të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë programit të trajnimit, vëmendje e madhe do t’i kushtohet ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2023.

Deri më tani, programi i trajnimit është mbajtur edhe në regjionin e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, ndërkaq në ditët në vazhdim, të njëjtat do të mbahen edhe në regjionet tjera, si: Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë.

Në muajin shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar rreth 250 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

KQZ vazhdon programin e trajnimit për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në regjionin e Gjilanit

10/10/2024

Gnjilane, 9/10 oktobar 2024. – Centralna izborna komisija nastavlja sa realizacijom orijentacionog programa za članove opštinskih izbornih komisija koje je CIK imenovao za proces izbora za Skupštinu Kosova, koji će se održati 9. februara 2025. godine.

U sredu su održane obuke sa članovima opštinskih izbornih komisija iz opština Gnjilane, Kamenica i Vitina, dok su u četvrtak sa članovima OIK-a iz opština Novo Brdo, Klokot, Ranilug i Parteš..

Program ima za cilj da informiše članove opštinskih izbornih komisija o njihovim zakonskim pravima i obavezama tokom vršenja mandata u Centralnoj izbornoj komisiji.

Tokom programa obuke, velika pažnja biće posvećena izmenama Zakona o opštim izborima, kojeg je usvojila Skupština Kosova 2023. godine.

U narednim danima, programi obuke će se održati u drugim regionima, kao što su: Priština, Prizren, Uroševac i Đakovica.

Centralna izborna komisija je u septembru imenovala oko 250 članova Opštinskih izbornih komisija.

Prema Zakonu br. 08/L-288 za Opšte izbore, CIK sprovodi izbore unutar dotične opštine, pod isključivim nadzorom i uputstvima CIK-a, garantujući zakonitost, legitimitet i efikasnost izbornog procesa.

Go to Top