KQZ vazhdon me organizimin e tryezave për pjesëmarrjen e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve

21/11/2023

Prishtinë dhe Gjilan, nëntor 2023 – Pas organizimit të tryzës qëndrore me temën “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”, KQZ vazhdoi me diskumet për këtë temë edhe në nivelin lokal.

Në këtë drejtim, KQZ organizoi tryezën me qendrat regjionale në Prishtinë dhe Gjilan, ku morën pjesë anëtare të Kuvendeve Komunale, zyrtarët komunal për barazi gjinore, organiztat të shoqërisë civile kokale, të cilat ndihmojnë dhe vëzhgojnë proceset zgjedhore.

Në këtë tryezë u prezantuan gjetjet nga analiza e përbërjes gjinore të trupave menaxhuese të zgjedhjeve, Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve, në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (14.02.2023) dhe në Zgjedhjet Lokale (17.10.2021).

Po ashtu, në këtë tryezë u diskutuan edhe tema lidhur me ndryshimet në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili ka hyrë në fuqi në muain korrik të këtij viti.