KQZ vazhdon me fushatën informuese, takon qindra studentë
Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj – Qershor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese “Zëri yt, vota jote”.
Gjatë këtyre ditëve, zyrtarët e KQZ-së takuan qindra studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si nga Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Ndërtimtarisë, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Edukimit.
Po ashtu, zyrtarët e KQZ-së takuan edhe studentë të fakulteteve të ndryshme, si në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Gjatë këtyre takimeve u shpërndan materiale informuese për studentët, të cilët u informuan për të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si dhe për procesin zgjedhor në vendin tonë.
Po ashtu, studentët u njoftuan edhe lidhur me mundësitë që ofron KQZ-ja që studentët të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit në çdo kohë dhe jo vetëm gjatë proceseve zgjedhore.