KQZ shpërndan materialin zgjedhor për raundin e dytë
13/11/2021
Prishtinë, 13 nëntor 2021 – Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.
Shpërndarja e materialit zgjedhor, nga depoja qendrore e KQZ-së për në depotë e Komisioneve Komunale në komunat ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, u bë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Duke u bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund është 1 milion e 260 mijë e 571 votues ndërsa janë shtypur 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime. KQZ ka shtypur 124 mijë e 421 fletëvotime (9.87%) më pak se numri i përgjithshëm i votuesve.