KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025
15/03/2025

Prishtinë, 15 mars 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 21-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Repubikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.
Të gjitha rezultatet e detajuara i gjeni këtu: Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës 2025 – KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike dhe kandidatët se mund të paraqesin ankesat ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
