KQZ pjesëmarrëse e konferencës së ODIHR në Varshavë “Shkëmbimi rajonal për përmirësimin e sistemeve dhe praktikave të financimit të fushatës”

22/02/2024

Varshavë, 21 dhe 22 shkurt 2024 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga Kryesuesi, Kreshnik Radoniqi, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala dhe Mergita Kryeziu, Zyrtare e Lartë për Parti dhe Subjekte Politike – po marrin pjesë në konferencën e organizaur nga ODIHR në Varshavë me temën “Shkëmbimi rajonal për përmirësimin e sistemeve dhe praktikave të financimit të fushatës”.

Në këtë onferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues të trupave të menaxhimit të zgjedhjeve nga shtetet tjera, të organeve të mbikëqyrjes së financimit të fushatës zgjedhore, të organizatave të shoqërisë civile; të grupeve të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe ekspert ndërkombëtar nga fusha e zgedhjeve.

Gjatë dy ditëve të konferencës, u trajtuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushatën e zgjedhjeve të subjekteve politike, e të cilat u kufizuan në: Detyrimet ndërkombëtare dhe rajonale standardet dhe praktikat e mira për rregullimin e financimit të fushatës; Llojet e financimit, sifdat dhe kufizimet e shpenzimeve; Auditimi dhe praktikat më të mira për transparencë më të madhe dhe besim publik; dhe Kompetencat e mbikëqyrjes së financimit të fushatës, sfidat dhe mundësitë lidhur me ndëshkimin, hetimin dhe zbatimin.

Kjo konferencë, e cila organizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për reforma zgjedhore në Ballkanin Perëndimor”, mbështet rajonin në përpjekjet për të ndjekur rekomandimet zgedhore në fushat e adminsitratës së zgjedhjeve, regjistrimit të votuesve, mbulimit të mediave për zgjedhjet, fushatën dhe financimin e fushatës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore.