KQZ në vizitë studimore në Mal të Zi për identifikimin elektronik të votuesve
17/06/2022
Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi qëndroi për vizitë zyrtare dhe studimore në Komisionin Shtetëror të Malit të Zi. Qëllimi i kësaj vizite, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, ishte për shkëmbim përvojash në aplikimet e teknologjisë në zgjedhje dhe me theks të veçantë për të parë nga afër se si funksionon sistemi elektronik i identifikimit të votuesve në Malin e Zi. Po ashtu, KQZ-ja e Kosovës prezantoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Malit të Zi sistemin e transmetimit të rezultateve preliminare pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve.