KQZ miraton fletëvotimin për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025 (Fletëvotimi dhe broshura)
08/01/2025

Prishtinë, 8 janar 2025- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e dytë në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje KQZ miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, KQZ miratoi edhe broshurën me listën e emrave të të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.