Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ me takime për sigurimin e procesit zgjedhor të barabartë dhe gjithpërfshirës

01/11/2024

Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me zhvillimin e takimeve të ndryshme, përmes së cilave synohet që të sigurohet proces zgjedhor i barabartë dhe gjithpërfshirës.

Gjatë ditës, zyrtarë të KQZ-së u takuan me përfaqësues të shoqatës HANDIKOS, me të cilët diskutuan për ndryshimet ligjore dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje të personave me nevoja të veçanta. Drejtuesit e HANDIKOS u njoftuan për afatet e vendosura nga KQZ për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, në mënyrë që në ditën e zgjedhjeve t’iu mundësohet votimi përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre. Periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë në muajin janar të vitit 2025.

Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi dhe përfaqësues të tjerë, u shprehën të kënaqur për mundësitë që iu ofrohen votuesve me nevoja të veçanta gjatë procesit zgjedhor. Gjithashtu, drejtues të HANDIKOS rekomanduan që të krijohen kushte më të përshtatshme në qendra të votimit për qasjen e votuesve me nevoja të veçanta, siç janë pjerrinat në hyrje të tyre.

Në fund të takimit, u dakordua që të vazhdohet me bashkëpunimin në fushën e edukimit dhe informimit të votuesve me nevoja të veçanta.

KQZ me takime për sigurimin e procesit zgjedhor të barabartë dhe gjithpërfshirës

01/11/2024

Priština, 1. novembar 2024. – U okviru priprema za organizaciju izbora za Skupštinu Kosova, Centralna izborna komisija nastavlja sa održavanjem različitih sastanaka, kroz koje želi da obezbedi ravnopravan i inkluzivan izborni proces.

Službenici CIK-a su se tokom dana sastali sa predstavnicima udruženja HANDIKOS, sa kojima su razgovarali o zakonskim izmenama i značaju učešća na izborima osoba sa posebnim potrebama. Rukovodioci HANDIKOS-a upoznati su sa rokovima koje je CIK odredio za registraciju birača sa posebnim potrebama, kako bi na dan izbora mogli da glasaju putem mobilnih timova u svojim domovima. Period registracije birača sa posebnim potrebama počeće u januaru 2025. godine.

Direktor HANDIKOS-a Afrim Maliqi i drugi predstavnici izrazili su zadovoljstvo mogućnostima koje se pružaju biračima sa posebnim potrebama tokom izbornog procesa. Takođe, rukovodioci HANDIKOS-a su preporučili da se u biračkim centrima stvore povoljniji uslovi za pristup biračima sa posebnim potrebama, kao što su padine na njihovim ulazima.

Na kraju sastanka dogovoren je nastavak saradnje u oblasti edukacije i informisanja birača sa posebnim potrebama.

Go to Top