KQZ me fushatë informuese me studentë për të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur

14/06/2024

Prishtinë, 14 qershor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fushatën informuese “Zëri yt, vota jote” me studentë të fakulteteve të ndryshme në Kosovë.

Gjatë ditës së enjte dhe të premte, në bashkëpunim me Unitersitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, zyrtarët e KQZ-së takuan qindra studentë të fakulteteve të ndryshme, si nga Fakulteti i Edukimit, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit si dhe në Bibliotekën Kombëtare Universitare.

Gjatë këtyre takimeve, studentët u informuan për të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si dhe për procesin zgjedhor në vendin tonë.

Po ashtu, studentët u njoftuan edhe lidhur me mundësitë që ofron KQZ-ja që studentët të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit në çdo kohë dhe jo vetëm gjatë proceseve zgjedhore.