KQZ mban trajnim me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar
14/02/2022

Prishtinë, 14 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve.
Është obligim ligjor për partitë politike që çdo vit, deri më datë 1 mars, të dorëzojnë në Zyrë raportin vjetor financiar të shpenzimeve.
Qëllimi i këtij trajnimi kishte të bënte me mënyrën e hartimit të raportit vjetor si dhe u prezantuan gjetjet nga raportet vjetore financiara të viteve të kaluara dhe të audituara, me qëllim të mospërsëritjes së lëshimeve të mundshme.